Taylor Swift duket se ka zbuluar arsyen e ndarjes së saj nga ish-partneri Joe Alwyn, me të cilin ishte prej më shumë se gjashtë vite dhe pse që të dy u përpoqën ta mbanin sa më larg vëmendjes mediatike.
Këngëtarja e cila është duke zhvilluar turneun e saj botëror, ka lënë të kuptohet se aktori anglez nuk donte të martohej me të.
Ylli publikoi një këngë të re të titulluar “You’re Losing Me”, e cila është e disponueshme vetëm në disa kopje fizike të albumit të saj “Midnights (The Til Dawn Edition)”.
Në një frazë të këngës fituesja e “Grammy” pretendon se ka dhënë “ndjeshmëri të pafund” dhe përfundon me pranimin e saj: “As unë nuk do të martohesha me veten . Një kënaqësi e njerëzve patologjik. Kush donte vetëm ta shihje atë”, kjo ka mjaftuar që fansat të aludojnë që kjo është arsyeja pse ata i ndanë rrugët.
Edhe pse ish-çifti nuk e kanë adresuar publikisht ndarjen e tyre, një burim tha në prill se ndarja e tyre “nuk ishte dramatike”, duke shtuar se marrëdhënia thjesht nuk po funksiononte më”.
Kujtojmë se Taylor Swift dhe Joe Alwyn nuk ishin martuar kurrë. Ky lajm u zbulua pasi çifti i dha fund lidhjes 6-vjeçare, nga disa burime për “Page Six.”
E njëjta media raportoi se “ata kurrë nuk u martuan dhe nuk patën ndonjë ceremoni.”
Kishte gjithashtu aludime se çifti – të cilët ishin së bashku për gjashtë vjet, ishin fejuar. Sëift kishte vendosur atë që dukej si një unazë fejese në dokumentarin e saj të Netflix 2020, “Miss Americana”, por spekuliet nuk u konfirmuan kurrë.