19 Korrik, 2022

“Tani malli djeg si vullkan”/ Ish-partnerja e Stresit publikon fotot me Brilant Martinajn dhe i bën dedikimin e ndjerë: I miri ynë


Brilant Martinaj duket se ka pasur një raport shumë të ngushtë jo vetëm me Stresin por edhe me ish-partneren e tij, Keisin.

Kjo e fundit e ka kujtuar të ndjerin me anë të disa postimeve në profilin e saj në instagram, ku ka publikuar disa foto dhe video të reperit Stresi me viktimën Brilant Martinaj, ku ka qenë dhe ajo e pranishme së bashku me një grup miqsh.

“I miri jonë”- shkruan ajo krah videos që e ka shoqëruar me këngën e Dafina Zeqirit, ‘Malli’.

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka vendosur të anulojë të gjitha koncertet dhe performancat, pas vdekjes së mikut të tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instastory, ku shkruan se arsyeja e këtij vendimi është se ka nevojë për qetësi.

“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi.”– shkruan Stresi në postimin e tij. 22-vjeçari dhe reperi kalonin kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrin dhe publikonin video në rrjetet sociale.“Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, shkroi Stresi në një postim në Instagram, ku publikoi edhe disa mesazhe të shkëmbyera me viktimës.

22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 90 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Brenda mjetit u dogjën Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al