4 Dhjetor, 2021

“Tani kemi djalin tonë”- Modelja Angela Martini bëhet nënë për herë të parë me miliarderin rumun, por me ndihmën e një nëne zëvendësuese


Modelja Angela Martini është bëhet nënë për herë e një djali. Lajmin e dha vetë modelja me një postim në “Instagram” ku shfaqet foshnja. 

angela martini Dragos Savulescu5

“Djali ynë, Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree!”, shkruan modelja.

angela martini1

Ky është rasti i parë që një vajzë shqiptare e njohur e thotë hapur mënyrën se si u bë nënë, duke u paraprirë pyetjeve se si mundi të bëhej mama me barkun e sheshtë gjithë kohës. Djali i tyre erdhi në jetë pas tejkalimit të disa peripecive, kur bashkëshorti Drago Savulescu, bashkëshorti miliarder u arrestua në ishullin grek Mykonos, një lajm që bëri shumë bujë.

angela martini Dragos Savulescu2

Por, sipas mediave, biznesmeni rumun ishte lënë i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar se çështja e tij është mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune, thuhet në media.

angela martini Dragos Savulescu3

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol. Kështu, vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast binte poshtë.

angela martini Dragos Savulescu4

Ai ishte duke kaluar pushimet së bashku me Angelën, ku po shpenzonin shifra marramendëse në restorante dhe jahte, ndërkohë që u arrestua dhe kureshtja e ndjekësve u shtua më shumë për njohjen e Angelës me producentin rumun, me të cilin po përjeton një jetë si në filma, si në kuptimin e mirë, ashtu dhe të keq të fjalës.

angela martini3

Në fillim të vitit 2019 Drago Savulescu u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ishkryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh. E gjitha e përkthyer në shumë para në duart e tij dhe jetë përrallore për Angelën.

angela martini5

SI U TAKUA MILIARDERI RUMUN ME SHQIPTAREN SEKSI PARA 6 VITESH? 

Ka qenë vetë Angela që e ka zbuluar para disa kohësh. Në një bisedë në “Instagram”, ajo u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve duke zbuluar kështu shumë sekrete.

angela martini4

“Ku dhe si jeni takuar me bashkëshortin”, e ka pyetur një fans modelen, ku kjo e fundit është përgjigjur: “U njohëm në një festë që po mbahej në shtëpinë e tij në Los Angeles, në kuzhinë, në të njëjtën shtëpi ku jetojmë bashkë sot. Kjo foto është bërë mbrëmjen që u takuam për herë të parë”, komenton ajo sipër një fotoje ku shihet dhe prania e një femre tjetër.

angela martini7

Më pas atë e pyetën: “Çfarë ju bëri të dashuroheshit me bashkëshortin tuaj? Jeni çift perfekt”. Këtu modelja shqiptare nuk la pa renditur të gjitha cilësitë pozitive të partnerit, që nga inteligjenca e deri te të qenët seksi.

angela martini Dragos Savulescu1

“Inteligjenca e tij, burrëria, sinqeriteti, besnikëria, bujariteti, mënyra se si ai mendon, mënyra se si ai dashuron, stili i tij, është shumë seksi, si dhe mënyra se si më puth edhe më më prek”, shkruante Angela.

angela martini Dragos Savulescu

Kujtojmë që çifti kanë 3 vite e gjysmë të martuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me shpenzimet marramendëse pas arrestimit mediat zbuluan dhe faturat e tyre. Detaje të reja dolën lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, pasi ra në pranga në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me bashkëshorten, Angela Martini.

angela martini6

Këtë herë ishin mediat greke ato që kanë shkruar, duke e cilësuar modelen shqiptare si shkaktare të arrestimit. Kanë qenë pikërisht fotot e publikuara nga Angela në rrjetet sociale që ndihmuan Interpolin për të gjetur vendodhjen e miliarderit.

angela martini (4)

Sipas “Protothema”, çifti kishte zgjedhur për të jetuar gjatë pushimeve në një vilë me qira 87,500 euro në javë. Modelja nuk u rezistoi dot bukurive të ishullit Mykonos dhe realizoi foto të ndryshme, ku si padashur ishte shfaqur edhe Dragos. Si rrjedhojë ishte vetëm çështje kohe para se autoritetet rumune të njoftoheshin dhe në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet greke, u organizua një operacion i madh për gjetjen dhe arrestimin e tij.

angela martini Dragos Savulescu4

Biznesmeni Dragos Savulesci është dënuar me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

angela martini9

Ndërkohë, nuk kanë qëndruar pasive mediat rumune pas këtij lajmi, të cilat i kanë dedikuar artikull shqiptares: Kush është Angela Martini dhe si u martua me miliarderin në mes të natës?!

angela martini (3)

Në shkrimin në fjalë tregohej gjithçka rreth karrierës së saj, njohjes me miliarderin dhe deri te martesa. Drago Savulescu dhe Angela Martini u takuan rreth 6 vjet më parë, në një festë që biznesmeni organizoi në shtëpinë e tij në Los Angeles. Angela ra në dashuri me biznesmenin me shikim të parë, kështu që pas një lidhjeje për një vit e gjysmë, në vitin 2017 çifti u martua në fshehtësi në Las Vegas.

angela martini (4)

“Ishte një gjë e tillë. Unazat e martesës, gjeta vendin ku u krye ceremonia, pastorin… Formularët zgjatën 15 minuta, në një zyrë atje. U martuam në mes të natës. Të gjithë u tronditën! Zakonisht njerëzit fejohen, martohen… Detajet… Ne i kemi bërë në pak orë! Jam shumë i lumtur! Ajo është një grua për t’u dashur! Është e bukur edhe brenda. Që kur e kam takuar, kemi shkuar kudo bashkë, jemi të pandashëm. Gjithsesi, në një moment do të martoheshim, por do ta bënim, kështu që mund të shkonim përtej konvencionales. Thjesht thashë, ajo kishte një fustan të zi, në vend të një të bardhi, një veshje provokuese, e shihni, apo jo? Jo konvencionale, kjo është ajo që kam dashur”, deklaroi Dragos në vitin 2017, menjëherë pas dasmës.

angela martini (5)

E lindur në Shqipëri, në Shkodër, Angela Martini, 35 vjeçe, u transferua në Zvicër kur ishte 10 vjeçe. Ajo filloi karrierën e saj të modelimit pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me familjen e saj.

angela martini (1)

Ajo nënshkroi me “NEXT Model Management” në Florida dhe “Elite Model Management” në New York City. Pasi mori disa çmime, ajo vendosi të ndërmarrë hapin tjetër. Në vitin 2010, ajo mori pjesë në “Miss Universe Albania” dhe u zgjodh fituese. Për më tepër, Angela është një trajnere fitnesi, producente filmash, por edhe një autore e suksesshme.

angela martini (6)

Në vitin 2019, Angela Martini, gruaja e Savulescu, botoi një libër të titulluar “Dashuria. Shpresa. Drita”, i cili përshkruan historinë e jetës së saj.

angela martini (5)

“Dëshira ime më e madhe është që mesazhet që dua t’i dërgoj botës përmes shkrimeve të mia të arrijnë sa më shumë shpirtra. Nëse kjo ndodh, edhe në rastin e një personi të vetëm, unë e di se do të jetë në gjendje të shkaktojë një efekt domino”, tha Angela Martini, gruaja e Drago Savulescu.

angela martini (8)

Në fund, media rumune e mbyll artikullin me fitimet e modeles shqiptare, duke shkruar se këtë vit Angela thuhet se fitoi mbi 1 milion dollarë. Ardhja në jetë e djalit e bën Angelën nënë për herë të parë, ndërsa Dragos e provon për herë të dytë këtë ndjesi, pasi ai ka një vajzë të rritur nga martesa e tij e parë.

/Panoramaplus.al

angela martini (8)angela martini (9)angela martini (1)angela martini (2)angela martini (4)angela martini (10)angela martini (1)angela martini (6)angela martini (7)angela martini (3)angela martini (4)angela martini (6)angela martini (1)angela martini (1)angela martini2angela martini3angela martini 5angela-martini-foto-altay-5Dragos-Savulescu-dhe-Angela-MartiniAngela-Martini-supersexy2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al