24 Shtator, 2022

Takoheshin në hotele, si u nda avokatja e njohur nga bashkëshorti pas njohjes me Johnny Depp


Avokatja britanike Joelle Rich, e cila është në lidhje me Johnny Depp, është ndarë nga bashkëshorti për të qenë me aktorin.

johnny depp joelle rich3

Çifti u takuan pasi avokatja iu bashkua ekipit ligjor të Depp për padinë e tij kundër The Sun në 2018. Sipas burimeve për US Magazine, aktori është takuar fshehurazi me Joelle në hotele në fillim të njohjes së tyre.

Avokatja mësohet se është ndarë nga bashkëshorti i saj Jonathan Rich kur u takua me Depp. Joelle, e cila ka dy fëmijë me Jonathan, po divorcohet prej tij më shumë se një dekadë pasi u martuan në vitin 2011.

37-vjeçarja mësohet se është martuar me bashkëshortin e saj Jonathan Rich në një ceremoni luksoze në Toskanë në vitin 2011, pasi u takuan në Universitetin e Birminghamit tetë vite para dasmës.

johnny depp joelle rich1

Në ceremoninë, në një vilë ku u filmua A Room With A View, çifti përdorën sende dhe mobilje ari për 290 të ftuarit e tyre.

Ajo ka dy fëmijë me Rich, i cili punon si drejtor për Bluebox Corporate Finance Group.

Avokatja, e cila punon për firmën ligjore Schillings, përfaqësoi aktorin 59 vjeçar, në gjyqin e tij për shpifje kundër gazetës Sun në vitin 2020, e cila e quajti “dhunues të gruas së tij”, referuar Amber Head, e cila denoncoi publikisht Depp se e kishte dhunuar.

johnny depp joelle rich2

Në të njëjtin vit, ajo përfaqësoi Dukeshën e Sussex-it në padinë që ngriti kundër botuesit të Mail on Sunday në lidhje me publikimin e tyre të një letre të shkruar me dorë nga babai i saj.

Rich shoqëroi Depp teksa ai paditi për herë të dytë ish bashkëshorten në fillim të këtij viti në SHBA, për shpifje për një artikull që ajo shkroi në Washington Post duke e përshkruar veten si viktimë e dhunës në familje.

Rich nuk ishte pjesë e ekipit të tij ligjor, por tregoi mbështetjen e saj me pjesëmarrjen e të shpeshtë në sallën e gjyqit gjatë çështjes.

“Nuk kishte asnjë detyrim profesional për të qenë atje. Ishte personale”, tha një burim për Us Weekly.

johnny depp joelle rich

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al