13 Mars, 2018

Takim kokë më kokë i Toçit me Hafizin


E përbashkëta e Fatmir Toçit dhe Mim-za Hafizit është se që të dy kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste si deputetë të kësaj force politike. Por, ndërsa Toçi nuk u vu në lista për deputet në zgjedhjet e kaluara, Mimoza Hafizi u largua me dëshirë për të aderuar në Partinë Libra që u krijua me iniciativë të saj dhe të Ben Blushit.

Dihet konflikti mes Blushit dhe Hafizit, pasi kjo e fundit kërkonte të merrte drejtimin e partisë pas largimit të Blushit në botën e medias. Ndërkohë, nuk dihet nëse Fatmir Toçi i ka ftohur marrëdhëniet apo jo me Partinë Socialiste.

Dy ish-deputetët janë takuar në një nga hotelet e njohura në kryeqytet, mbase rastësisht ose mbase kanë ndonjë plan së bashku në rrugëtimin e tyre politik.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al