24 Gusht, 2018

Super festa e 30-vjetorit, Ermal Fejzullahu surprizohet nga familja dhe kolegët (FOTO)


Një ditë më parë, këngëtari mjaft i dashur për publikun shqiptar Erma Fejzullahu festoi 30-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja dhe miqtë e tij e surprizuan atë me një super festë.

Të ftuar në këtë festë ishin edhe shumë nga kolegët e tij, duke nisur nga miku Ledri Vula, Faton Shoshi, Lyrical Son, Gjiko, Mc Kresha, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Kida e shumë këngëtarë të tjerë.

Reperi Ledri Vula ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, momentin kur Ermal Fejzullahu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij hyjnë në lokal dhe ndeshen për herë të parë me të pranishmit. Ai duket shumë i habitur nga surpriza, teksa të ftuarit nisin të këndojnë këngën e ditëlindjes.

Krahas të ftuarve, ishin edhe dy mikesha shumë speciale të cilat pritën të veshura me bikini dhe pendë çiftin.

Ermal e Leder?♥️ @ledrivula #ledrivula #ledrizlla

A post shared by Ledri Vula (@ledri_love) on

Tonight ? @ledrivula @dafina.zeqiri #ledrivula #ledrizlla

A post shared by Ledri Vula (@ledri_love) on

Ko me dal i fundit edhe nese vi i pari? @ledrivula #ledrivula #ledrizlla

A post shared by Ledri Vula (@ledri_love) on


Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al