13 Nëntor, 2021

Studimi i fundit/ Ky përbërës i zakonshëm që gjendet në 50% të ushqimeve nxit përhapjen e kancerit


Shkencëtarët kanë zbuluar se vaji i palmës rrit rrezikun e përhapjes së kancerit. Ai përmban një përbërës të quajtur acid palmitik, për të cilin shkencëtarët thonë se është” jashtëzakonisht i fuqishëm” për promovimin e kancerit të avancuar.

vaji i palmes

Ekspertët vendosën të eksperimentojnë me minjtë, për të cilët zgjodhën një dietë që përmbante këtë acid dhe panë se si ai ndikonte tek tumoret e lëkurës dhe të gojës, shkruan “The Sun”.

Kanceri metastatik shfaqet kur sëmundja është përhapur. Zakonisht nuk mund të kurohet, por vetëm trajtohet. Studiuesit gjithashtu testuan se si do të ndikonte vaji i ullirit tek minjtë. Ata zbuluan se ai nuk nxit përhapjen e tumoreve siç bën vaji i palmës.

Vaji i ullirit dhe farat e lirit përmbajnë gjithashtu acide yndyrore të quajtura acid oleik dhe acid linoleik. Ekipi shpreson se gjetjet e tyre, të publikuara në revistën “Nature”, mund të hapin rrugën për trajtime të reja.

Vaji i palmës është një kontribuues i madh në ndryshimet klimatike, me rreth 200,000 milje pyje tropikale të shkatërruara për të ngritur plantacione.

Ai përdoret në markat kryesore të çokollatës, gjalpit të kikirikut, picave, petët e gatshme, shampo, pastë dhëmbësh, deodorant dhe buzëkuq, ashtu sikurse edhe në shumë produkte të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al