9 Shtator, 2020

Studim / Presioni i lartë i gjakut dhe diabeti përkeqësojnë aftësitë njohëse të trurit


Sipas një studimi të kryer së fundmi presioni i lartë i gjakut dhe diabeti sjellin ndryshime në tru që dëmtojnë të menduarit dhe kujtesën. Mjekët ekzaminuan skanimet e trurit dhe të dhënat mjekësore nga 22,000 vullnetarë të regjistruar në projektin Biobank në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetën ndryshime të rëndësishme strukturore në materien gri dhe të bardhë të trurit midis personave me diabet dhe presion të lartë të gjakut.

Të njëjtët individë kishin tendencë të dilnin më keq në testet njohëse që matnin shpejtësinë e tyre të të menduarit dhe kujtesën afatshkurtër. Studimi zbuloi se për njerëzit në trajtim, presioni sistolik i gjakut mbi 140 mm, i matur kur zemra tkurret, shoqërohej me performancë më të ulët njohëse.

Duke shkruar në revistën Nature Communications, studiuesit përshkruajnë se si lidhja ishte më e fortë tek njerëzit e moshës 44 deri 69 vjeç, por kishte më pak ndikim në moshën mbi 70 vjeç.

Efektet në performancën njohëse janë të vogla, me përpunimin mendor që ngadalësohet me fraksione sekonde, por duke qenë se duhet vetëm një milisekondë që informacioni të kalojë një sinaps në tru, edhe rëniet e vogla mund të ndikojnë në funksionin njohës.

Burimi / http://www.scan-tv.com/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al