22 Shtator, 2021

Studentët e Kamboxhias transformojnë karrigen e shkollës në dron! Ja nga kush mund të përdoret


Studentët nga Kamboxhia kanë dizajnuar prototipin e dronit nga disa pjesë të mobileve, siç është karrigia e shkollës.

droni-780x439 (1)

Të rinjtë e Institutit Politeknik të Kamboxhias, shpenzuan 20.000 dollarë për ta transformuar karrigen e shkollës në dron – duke e pajisur me tetë helika që i mundësojnë të fluturojë në katër metra lartësi.

Në të ardhmen, ky ekip i studentëve shpresojnë të përmirësojnë dizajnin që do të mund të transportojë më shumë peshë dhe të fluturojë më lartë – duke besuar se droni do të mund të përdoret nga zjarrfikësit për të pasur qasje në kulme dhe ndërtesa të larta që kaplohen nga zjarri.

Janë tetë helikat që i montuan në karrigen e shkollës për të shërbyer si ulëse për pilotin, e sipas të rinjve ky dron mund të transportoj peshë deri në 60 kilogramë dhe të lëvizë në ajër për 10 minuta apo më mirë thënë të përshkoj një kilometër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al