24 Shkurt, 2020

“Stresi më përdhunoi”- Roza Lati i futet në shtrat reperit dhe nxeh keq Kejsin: Të tallesh me vuajtjet e të tjerëve …


Skeçi i Roza Latit në emisionin e saj “Why Not”, ku risjell arrestimin e bujshëm të Stresit ku u kap në shtrat me një femër, ka acaruar Kejsin.

Në skeçin e titulluar “Si ta bëjmë mizën balenë” Roza i futet në shtrat reperit dhe bën rolin e një fanseje që ky i fundit nuk e njeh. Më pas aty vjen policia dhe arreston Stresin dhe moderatorja fillon bërtet: “Më ka përdhunuar. Jam e bindur se më ka lënë shtatzënë.”

Por duket se kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Kejsi, e cila ka reaguar në  një postim në Instagram, ku shprehet së Roza ka cenuar jetën e saj private dhe se po tallet me vuajtjen e saj.

“Nëse të janë tharë idetë dhe të duhet patjetër të tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel. Sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve nuk është për të qeshur,”- shkruan ajo.

Kejsi dhe Stresi janë ndarë pak kohë më parë nga njëri-tjetri dhe kishin lënë të hapur mundësinë për rikthim. Nuk dihet nëse kjo video i ka përkeqësuar gjërat mes tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al