11 Korrik, 2018

“Stop dhunës ndaj grave”, aktori turk fotografohet duke kapur për flokësh Almedën


Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe atë turk. Nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram” duket se dyshja ka nisur pushimet dhe kanë ndërmarrë një tur në plazhet e Turqisë duke udhëtuar me një jaht luksoz.

Ndërkohë nga fotot e publikuara nga Almeda kuptohet se me to është edhe motra e saj me partnerin dhe disa miq të tyre.

Por gjatë këtyre pushimeve Almeda dhe Tolga nuk kanë mundur dot që t’i fshihen aparatit fotografik të paparacit. Ata janë fotografuar duke u grindur në jaht teksa aktori shihet ta ketë kapur prej flokësh bashkëshorten, por gjithçka në formë shakaje.

Almeda i ka postuar fotot duke i komentuar me mbishkrimet: “Stop dhunës ndaj grave” ndërsa në foton ku shihet e motra duke i ndarë, Almeda shkruan: “Supermenia ime u hodh direkt të më ndihmonte”. Çifti më pas shihet duke qeshur e duke luajtur së bashku me motrën e Almedës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al