20 Maj, 2020

Stinen dhe Noizyn i thërret gjaku i origjinës, dibranët suprizojnë duke …


Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullon një video në të cilën dëgjohet një këngë e re e Noizyt dhe Stines.

Sipas një faqeje të fansave në “Instagram”, artistët me origjinë nga Dibra janë bërë bashkë për të sjellë një këngë, e cila sipas tyre do të publikohet së shpejti.

“Nëse kjo nuk o dashni, atëherë pse mednoj për ty? Se çdo hap që hedh gjatë ditës, mendja është vetëm tek ty”, Noizy ft stine_records”, është statusi në “Instagram” që shoqëron këtë duet tashmë të përfunduar.

Asnjë prej këngëtarëve nuk ka bërë një njoftim të tillë, duke ia rezervuar këtë surprizë momentit që kanë zgjedhur ta publikojnë këngën.

Disa mendojnë se ata thjesht do postojnë këngën në “Youtube”, ndërsa të tjerë fansa informojnë se ata po punojnë edhe për klipin e këngës, që siç shihet nga vargjet, i dedikohet një dashurie të pamundur.

Stinen dhe Noizyn i thërret gjaku i origjinës, dibranët bëjnëSa i përket jetës private, si Noizy dhe Stine janë baballarë vajzash.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al