4 Shtator, 2018

Stine publikon foton me vajzën e tij, shihni sa është rritur


Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, si dhe ndër më të komentuarit në botën e showbizit sidomos për jetën e tij private. Bëhet fjalë për Stine, i cili dy vite më parë u bë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij vendosën që vogëlushen e tij ta quanin Estia. Kjo e fundit është rritur dhe nuk është më bebi që shihnit dikur në fotot e videot që Stine postonte.

Këngëtari ka postuar së fundmi një foto në “Instastory”, ku ai shfaqet së bashku me të bijën në makinë. “Je tu fol keq or çun”, shkruan Stine në foto, duke komentuar vështrimin e Estias.

Ndërkohë gjatë një interviste të pak kohë më parë ai është shprehur për të bijën: “Më jep qetësi, kënaqësi, më çlodh, është gjithçka për mua”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al