3 Dhjetor, 2021

“S’përfshihem, do zihen …”- Stine flet për konfliktet mes motrës dhe gruas së tij: Dua të kem sërish fëmijë, por sa vjen nata Graciela “zhduket”


Marrëdhënia e Stine dhe partneres së tij, Gracielës është shoqëruar me ulje dhe ngritje. Megjithatë çifti, prindër të një vajze, kanë tejkaluar çdo vështirësi dhe kanë ruajtur lidhjen e tyre.

stine alida grazia (9)

Madje kanë dëshirë edhe të zgjerojnë familjen. Gjatë një interviste, së fundmi, këngëtari pranoi se vajza e tyre, Estia, dëshiron të ketë një motër ose vëlla, por shtoi me shaka se “Graciela zhduket sa vjen darka”.

stine alida grazia (10)

“Vajza është shumë mirë, sapo ka mbushur 5-vjeç. Unë mundohem të bëj detyrën si baba. Nëse i fal kohë fëmijës është gjëja më e bukur, mundohem ta bëj, të shkëputem nga puna dhe të iki pranë saj. Ajo kërkon të ketë një motër ose vëlla, por më ikën Graciela nuk e di se ku, sa herë vjen darka ikën (shaka). Partneren e jetës duhet ta kesh shoqe, të dashur, bashkëshorte, t’i ketë të alternuara”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

grazia stine1

Ndërsa për sa i përket konflikteve mes motrës së tij, Alida Dukës dhe Gracielës, u shpreh se është një “çështje ku nuk përfshihet, duke shtuar se i zgjidhin vetë zënkat mes tyre”.

“Nuk e di fare këtë pjesën, kur janë punë grash. Sa më shumë të ndërhysh aq më keq është, vetë do zihen dhe do pajtohen”, u shpreh Stine.

grazia stine

Është përfolur se një sherr publik mes kunatave, disa vite më parë rrezikoi edhe marrëdhënien e çift, pasi Stine nuk dinte anën e kujt të mbante.

stine alida grazia (8)

Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela.

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe prej asaj kohe marrëdhënia e tyre ka ecur mirë.

/Panoramaplus.al

stine (6)stine (7)stine (8)stinestine alida grazia (11)stine alida grazia (12)stine alida grazia (7)stine alida grazia (6)stine (4)stine (3)stine (2)stine alida duka graciela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al