Një infermiere braziliane që lindi foshnjen ndërsa ishte e intubuar duke luftuar me COVID-19, më në fund është ribashkuar me vajzën.
Rusia Goes ishte 35 javëshe kur u shtrua në maternitetin Santa Lúcia Maternity Hospital në Rio de Janeiro më 24 prill. Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe simptoma të tjera të koronavirusit.
Shumë shpejt gjendja e saj u përkeqësua. Ndërsa ajo ishte pavetëdije dhe e intibuar, mjekët i bënë lindje çezariane për të sjellë në jetë fëmijën.
Infermierja u ringjall pas lindjes dhe u transferua në një spital tjetër, ku u mbaj në respirator deri më 8 maj.
Ajo më në fund u takua me foshnjen e saj të porsalindur pas daljes nga spitali.
“Vetëm Zoti e di sesa shumë më mungonte,”- u shpreh Rusia.
Foshnja rezultoi negative për koromavirusin dhe u izolua nga Goes derisa nënan e saj arriti që të shërohej.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al