3 Shtator, 2018

 “Skype” sërish me ndryshime, heq këtë aplikacion


“Skype” do të pësojë sërish ndryshime. “Microsoft” ka vendosur që t’i heqë “highlights”-in që është si i Snapchat-it.

Peter Skillman i cili është drejtori i dizajnit të “Skype”, ka deklaruar se telefonatat ishin bërë të vështira për tu kryer dhe “highlight” nuk u prit mirë nga shumica e përdoruesve.

“Për këtë arsye, Skype do të thjeshtohet duke bërë një hap prapa”, është shprehur Skillman.

Ai shton se “Skype” do të përqendrohet edhe një herë tjetër në telefonata, video-thirrje dhe mesazhe. E njëjta gjë do të ndodhë me aplikacionin “Skype” për celularë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al