9 Nëntor, 2017

Skedina e çmendur, 58-vjeçarja fiton 575 mijë paund


Një grua, e cila nuk ka qenë kurrë një tifoze e futbollit, ka arritur të fitojë shumën prej 574,278 paund duke vënë bast për vetëm një paund. 58-vjeçarja nga Anglia ka vendosur në një prej kompanive të bastit një skedinë me 12 ndeshje, pasi i kishte ardhur në majë të hundës fakti që i shoqi dhe i biri ishin tifozë të çmendur të futbollit.

Gruaja

Fituesja i ka kërkuar të birit që t’i lexonte ndeshjet e javës, nga të cilat ajo ka vendosur të luajë dymbëdhjetë prej tyre vetëm nga emrat e skuadrave, pa i njohur aspak ato.

Pasi fitoi shumën marramendëse, punonjësja e kompanisë së basteve ka thënë: “Është e pabesueshme. As vetë nuk e kam besuar kur ka ndodhur”.

 

skedina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al