24 Janar, 2018

Skandali me pornostaren/ Melania Trump ndryshon mendje, anulon udhëtimin me bashkëshortin


Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump ka ndërruar mendje pas skandalit për një lidhje të dyshuar të presidentit Donald Trump me një pornostare, dhe nuk do t’i bashkohet atij në udhëtimin drejt alpeve zvicerane për mbledhjen vjetore të Davos.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Zonjës së Parë, Sephanie Grisham tha për “Dailymail” se Melania Trump kishte shumë plane dhe çështje të tjera e për këtë arsye nuk do të udhëtojë për në Davos gjatë kësaj jave.

Por lajmi për anulimin e udhëtimit të Zonjës së Parë vjen pikërisht pas dyshimeve se presidenti amerikan kishte një lidhje me pornostaren Stormy Danieles në vitin 2006.

Lidhur me këtë ngjarje, mediat ndërkombëtare shkruajnë se dyshohet se në kohën kur Trump ka kaluar një natë me pornostaren, Melania ishte shtatzënë me djalin e saj, Barron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al