25 Nëntor, 2021

“S’ka pasur prostitucion”- U akuzua si tutor, Zogu i Tiranës: S’është marrë njeri me zor, ndodhi me dëshirë! Isha me njerëzit e duhur, në vendin e gabuar


Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, u arrestua rreth 2 vite më parë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, pasi u kap në hotel me një biznesmen nga Mamurrasi dhe një vajzë tjetër.

zogu i tiranes hermes nikaj (2)

Aktualisht, ai është liruar nga burgu ndërsa hetimet vazhdojnë. Gjatë një interviste, Hermes Nikaj ka mohuar akuzat se ka luajtur rolin e tutorit të prostitucionit.

Zogu i Tiranës tha se gjithçka ka ndodhur me dëshirë dhe s’ka detyruar askënd që të shkojë në hotel me forcë, duke theksuar se s’ka pasur dhunë fizike, psikologjike, mashtrim apo detyrim ndaj askujt.

hermes-nikaj zogu i tiranes

“Qëllon gabimisht të jesh me njerëzit e duhur në vendin e gabuar. Iku ajo situatë tani. Kurrë s’ka pasur prostitucion. Nuk mund ta marr me zor, apo të ngjis dikë me forcë në hotel, gjithçka ka ndodhur me dëshirën e kujtdo. Në asnjë rast, s’ka pasur dhunën fizike, psikologjike, mashtrim, detyrim. S’kam qenë tutor, kurrë absolutisht. Çdo gjë ka qenë me dëshirë, njerëzit bëjnë njohje, prezantime”, u shpreh ai.

/Panoramaplus.al

hermes-nikaj zogu i tiranes (1)hermes-nikaj zogu i tiranes (3)hermes-nikaj zogu i tiranes (2)hermes-nikaj zogu i tiranes (1)zogu-3zogu-i-tiranes-iva-aliko (2)Zogu-683x450

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al