21 Maj, 2018

Silvio Berlusconi nuk përmbahet, ngacmon live vajzën e kolegut të tij (VIDEO)


Politikani i njohur italian, Silvio Berlusconi është rikthyer përsëri në vëmendje të mediave me “gafat e tij seksuale” gjatë daljeve publike.

Kjo pasi në daljen e tij më të fundit, ka treguar edhe njëherë se nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë po i njëjti dhe vijon ende të bëjë ngacmime.

Teksa një ditë më parë ka qenë i pranishëm në Valle d’Aosta, ku është bërë votimi për administratën, Berlusconi në fund të takimit mori disa dhurata simbolike nga një prej bashkëpunëtorëve të tij në “Forza Italia”.

Ndërkohë dhuratat po i mbante një femër. E mesa duket vëmendja e ish-kryeministrit italian nuk ishte aspak te dhuratat, por te vajza që i kishte në dorë.

“Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” , ka thënë Berlusconi duke iu referuar vajzës.

Kjo e fundit është ndjerë në siklet dhe ka bërë një buzëqeshje të sforcuar dhe më pas është larguar prej tij. Sipas mediave italiane, ajo ishte vajza e koordinatorit të “Forza Italia”, i cili i ka thënë: ”Ajo është vajza ime”, dhe më pas këtë situate të sikletshme e ka kaluar me humor duke ju drejtuar Berlusconit.

“Keni gusto të mirë”, ka përfunduar ai.

E kur të gjithë prisnin që Silvio të kërkonte falje apo të ndërronte temë, ai ka vijuar dhe ka thënë: “Çfarë duhet të shpikim që të jemi edhe një herë të rinj?”, duke i lënë të gjithë të çuditur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al