10 Nëntor, 2017

“Si u largova me Lotarinë Amerikane dhe pse s’dua të kthehem në Shqipëri”


“Shqiptarët dhe Lotaria Amerikane” ishte tema e emisionit të sotëm “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24. Përveç diskutimeve në studio, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre edhe qytetarë shqiptarë që kanë pak kohë që kanë mbërritur në “tokën e premtuar”.

shba-studentja

Anisa Mimo është një nga shumë shqiptarë që ka shkuar në SHBA përmes Lotarisë Amerikanë bashkë me bashkëshortin e saj. Ajo rrëfen se në fillim e ka pasur të vështirë, por tashmë është stabilizuar dhe nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri.

“Jetojmë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 3 vitesh bashkë me bashkëshortin tim. Në Shqipëri sapo u diplomova për diplomaci dhe punoja në call center. Bashkë me bashkëshortin ishim në kërkim të një pune në profesion, por ishte gati e pamundur. Bashkëshorti bëri aplikimin për Lotarinë Amerikane. Kishim aplikuar disa here. Është një procedurë e gjatë deri në momentin që arrin të ikësh në SHBA dhe duhet të kesh edhe garant. Unë kisha një kushërirën time që më strehoi dhe më pas gjetëm një punë”- thotë ajo.
7i6jm
Ndër të tjera Anisa Mimo shprehet se në fillim e kishte të vështirë në SHBA dhe bashkë me bashkëshortin kishin bërë punë të rëndomta, por tashmë punojnë me bashkëshortin në një bankë dhe nuk dëshirojnë të rikthehen në Shqipëri.

“Në momentin që u vendosëm këtu kishte sfida, por mendoj se është zgjidhja e duhur në momentin e duhur. Jemi duke u zhvilluar dhe SHBA na ka dhënë më tepër se sa mund të na japë Shqipëria. Ne filluam të punonim në pastiçeri si fillim, më pas aplikuam edhe në vende të tjera dhe tani kemi 2 vite që punojmë në bankë. Jemi sistemuar sa i përket anës profesionale dhe të ardhurave. Kur jetonim në Tiranë të ardhurat që merrnim atje nuk na mjaftonin. Mendoj për sa kohë jemi të rinj dhe për t’u rritur profesionalisht ky është vendi i duhur dhe për momentin nuk kemi ndërmend të kthehemi në Shqipëri”- tha Anisa Mimo, raporton BalkanWeb.

Por në emision janë trajtuar edhe rastet e shqiptarëve që kanë shkuar në SHBA dhe janë rikthyer. I tillë është rasti i një qytetareje nga Korça e cila është rikthyer pas 10 vitesh qëndrimi në SHBA.

“Në vitin 2000 më doli lotaria dhe kemi qënë me shkëputje sepse kemi biznesin këtu. Amerika është vendi i mundësive. Kemi qenë fotograf dhe fotograf jemi akoma”- ka thënë Miranda Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al