11 Tetor, 2018

“Si t’u duk?”, Dua Lipa i hyn fshehurazi në shtrat prezantuesit të njohur (VIDEO)


Sukseset e këngëtares Dua Lipa në muzikën botërore janë të njëpasnjëshme. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka përgatitur një surprizë mjaft të “zhurmshme”.

Dua, me ndihmën e bashkëshortes së prezantuesit të njohur Jimmy Kimmel, i ka përgatitur një rreng në mes të natës.

Ajo ka marrë me vete edhe kërcimtarët e saj, e kështu i kanë shkuar në shtëpi. Ata i kanë “pushtuar” dhomën e gjumit Jimmy-t i cili ishte shtrirë dhe flinte.

Sapo hynë, aty nisi muzika dhe nisën të kërcenin e këndonin këngën më të re të Dua Lipës, “Elektricity”.

Në fund të performancës, Dua u shtri në krevat me prezantuesin dhe e pyeti: “Si t’u duk?”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al