8 Qershor, 2022

Si TikTok-u! Edhe Instagrami sjell opsionin e ri që do ju ndihmojë të gjithëve


Ka qenë në testim muajt e fundit dhe sot, Instagram ka lançuar zyrtarisht opsionin e tij të ri për të ngjitur 3 postime në profilin tuaj.

Siç mund ta shihni në këtë shembull, tani, ju do të jeni në gjendje të gjeni një opsion të ri ‘Pin’ nëpërmjet menysë së funksionit me tre pika në të djathtë të çdo postimi.Siç shpjegohet nga Instagram:

“Tani mund të fiksoni deri në tre postime për të qëndruar në krye të profilit tuaj, duke u dhënë krijuesve më shumë fleksibilitet për t’u shprehur në profilet e tyre. Duke filluar nga sot, funksioni do të jetë i disponueshëm globalisht për të gjithë përdoruesit.”

Një shënim interesant këtu është se kjo do t’ju mundësojë të fiksoni postimet, të cilat do të ofrojnë një sërë konsideratash krijuese se si mund të maksimizoni tërheqjen e vizitorëve në profilin tuaj. Siç u përmend, Instagram ka testuar opsionin që nga prilli, së bashku me opsionet e tjera të personalizimit të profilit, si aftësia për të riorganizuar të gjithë postimet në profilin tuaj.

Përditësimi ngjason me atë të Twitter dhe TikTok, ku ju mund të bëni praktikisht të njëjtën gjë.

© Panoramaplus.al