27 Qershor, 2022

Si të çlodheni gjatë pushimeve verore…


 T’i largoheni rutinës së përditshme nuk është edhe aq e thjeshtë. Aq më pak e lehtë bëhet situata nëse jeni ende në punë e pushimet i keni planifikuar për më vonë ose keni menduar të mos shkoni fare në plazh! Në të gjitha këto situata ajo që duhet të bëni është të merrni frymë thellë e të bëni këto ushtrime yoga për t’u çlodhur sa më shumë!

Qetësimi i muskujve

Për të eliminuar tensionin që ndjeni duhet, para së gjithash, të qetësoni muskujt: teknika e qetësimit në këtë rast është mjaft e thjeshtë. Shtrihuni, përqendrohuni në një pjesë të trupit, kontraktojeni atë e më pas lëshojeni. Filloni nga këmbët dhe ngjituni deri në kokë, tek e cila duhet të lëvizni edhe muskujt e fytyrës. Merrni të gjithë kohën për të cilën keni nevojë, në mënyrë që ta ndjeni trupin më të lehtë. Përqendrimi që duhet t’u dedikoni muskujve do t’ju lejojë të filloni të harroni e-mailet e eprorit, ankesat e miqve, fëmijën që nuk përgjigjet në telefon.

Frymëmarrja

Uluni me këmbë të kryqëzuara, shpinën drejt dhe duart e mbështetura në gjunjë, me shputat e duarve të drejtuara nga lart. Mbyllni sytë dhe përqendrohuni te frymëmarrja: bëni frymëmarrje të thella e të qeta, duke marrë frymë nga hunda dhe duke e nxjerrë nga goja. Rrotullojeni bustin nga ana e majtë, duke mbështetur një dorë në dysheme dhe tjetrën në gjunjë. Përsëriteni ushtrimin nga ana e djathtë e trupit.

Zgjatuni

Më këmbët e ndara dhe bustin drejt, krahët e hapura nga jashtë: bëni një frymëmarrje të thellë e përkuluni mënjanë duke mbështetur një dorë në tokë e duke mbajtur tjetrën lart. Përsëriteni ushtrimin edhe nga ana tjetër dhe do ta ndjeni trupin më të lehtë e çlodhur.

BURIMI/ PSIKOLOGJIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al