3 Tetor, 2017

Si ta përzini nga shtëpia juaj energjinë negative


 

Prej lashtësisë, njerëzit kishin zhvilluar teknika për të thithur dhe afruar rreth vetes së tyre energji pozitive.

Nëse dikur jetonin në harmoni me natyrën, tashmë teknologjia ka avancuar dhe dashur padashur ajo është bërë përcaktuese në jetën tonë.

Por lashtësia dhe traditat që kanë dominuar në atë periudhë kohore na ndihmojnë më shumë  duke na mësuar disa mënyra se si të krijojmë një energji pozitive në ambientin ku jetojmë.

 

Dëgjoni muzikë çlodhëse.    Një nga mënyrat për pastrimin e shtëpisë suaj nga energjia negative është që të dëgjoni muzikë me zë të lartë. Sipas besimit tradicional kinez, zhurma mund t’i thyej disa shembuj të caktuar të energjisë. Përveç kësaj, kjo muzikë është e mirë edhe për shpirtin, sepse nxit mendimet pozitive dhe emocionet. Pra, këndoni, luani dhe nxirrni mendimet e këqija.

 

Hiqni qafe vjetërsirat.   Ekziston besimi se energjia e grumbulluar është robëruar në gjërat e vjetra, veçanërisht nëse janë të shumta. Me disa gjëra janë të lidhura edhe kujtime të caktuara, veçanërisht nëse ato gjëra nuk ju takojnë juve.

Zhvendosni mobilet.   Riorganizimi i mobilieve është gjë e mirë sepse na ndihmon të balancojmë nivelin e energjisë në dhomë.

 

Pastroni qilimat.   Pastrimi me sherbelë është i zakonshëm tek disa popuj indianë. Kjo përfshin djegien e bimëve, sepse konsiderohet që tymi është jashtëzakonisht i dobishëm për pastrimin e ajrit në dhomë./Beautiful House/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al