16 Mars, 2020

Si i zgjedhin veshjet politikanet tona, ngjyrat dhe stilet që preferojnë


Ju pëlqen të vishen mirë dhe kjo gjë është e qartë sa herë që ato shfaqen në jetën publike.

Janë në qendër të vemendjes, kanë status të veçantë dhe patjetër që duhet të kujdesen për pamjen e tyre, por edhe mundësinë ekonomike e kanë më të madhe se sa shumica e popullsisë.

Ja çfarë kemi zbuluar nga fotot e shkrepura nga paparazzi ynë muajt e fundit.

Mimi Kodheli nuk e ndryshon asnjëherë stilin e saj, pantallona dhe këpucë të sheshta

Pothuajse është e pamundur ta imagjinojmë të veshur me një stil ndryshe. Ish ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, vishet gjithmonë me pantallona, këpucë uniseks dhe më së shumti me pallto.

Ngjyrat janë gjithashtu ato klasiket si bezhë apo e zezë, por edhe ngjyrat mustardë apo bezhë. Dhe në ndonjë rast, veshjet e saj nuk janë kaq formale si në rastin e veshjes me jelek gri. Ndonjëherë guxon me ngjyra më të çelëta, por më së shumti në aksesor si në rastin e beretës ngjyrë lejla të fortë.

Rudina Hajdarit i pëlqen të eksperimentojë

Nuk është aspak çudi fakti që deputetja e Patisë Demokratike Rudina Hajdari, ka dëshirë të eksperimentojë me veshjen dhe të duket qartë kur ajo ka blerë diçka të re. E zgjedh me kast që të duket new entry në dollapin e saj.

Në galerinë e fotove të zonjës Hajdari, mund të shikoni, se si ajo përdor patalllona, këmisha, kostume, fustane, pallto dhe pardesy, në modele dhe forma nga më të ndryshmet.

Duket se i jep pak prioritet ngjyrës së kuqe, por asgjë nuk duhet se përjashtohet nga shijet e saj dhe mbi të gjitha di t’i kombinojë bukur me aksesorët e duhur, nga ana tjetër, duke që zonja Hajdari nuk harxhon pak për veshjet e saj.

 

Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka, më indiferentet ndaj variacionit të veshjeve

Me siguri ngarkesa dhe përgjegjësia në punë, mund t’ju a ketë hequr kënaqësinë e ndërrimit të vazhdueshëm të veshjeve apo eksperimetimit me stile dhe ngjyra. Në fakt janë akoma në moshë për ta bërë këtë gjë.

Por Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka duket se nuk e vrasin shumë mendjen, të paktën kur shkojnë në Parlament. Ministrja e Drejtësisë është shfaqur pothuajse gjatë gjithë dimrit me një pallto bezhë dhe kostum të zi poshtë. Nuk harron asnjëherë të veshë takat e larta, ato duket sa janë pasioni i saj.

 

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nuk mban as taka, as futane, as ngjyra. Ajo vesh gjatë gjithë kohës kostumin klasik të zi me pantallona dhe një xhup të zi. Vetëm kështu është paraqitur në punë pothuajse gjatë gjthë dimirit./Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al