30 Qershor, 2022

“Si guxon?! Je i neveritshëm!”-Videoja e Princit William duke debatuar ashpër me fotografin bëhet virale, reagon Pallati Mbretëror


Një video e Princit William po bëhet virale duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në video, Princin William shfaqet dukshëm i zemëruar me një fotografi që po “përndjek” familjen e tij teksa kalojnë kohë së bashku.

Videoja me sa duket është regjistruar në janar 2021 pranë shtëpisë së tyre Anmer Hall në Sandringham. Në pamjet e publikuara Princi William dëgjohet thë thotë: “Ti ishe këtu duke kërkuar për ne”.

Një grua, në dukje Kate Middleton, dëgjohet dobët në sfond duke thënë: “Ne jemi jashtë për një shëtitje me biçikletë me fëmijët tanë, të pamë pranë shtëpisë tonë”.

Princi William më pas thotë: “Si guxon të sillesh siç ke bërë me fëmijët tanë? Si guxon? A po na përndjek këtu duke kërkuar ne dhe fëmijët tanë?”

“Unë jam jashtë për një shëtitje të qetë me biçikletën me fëmijët e mi një të shtunë dhe tu nuk më jepn as emrin tënd. Ti je i egër, je i neveritshëm, vërtet je… Pse je këtu?” vazhdoi ai, pa përfunduar videoja.

Videoja është hequr nga shumë platforma, por ende mund të gjendet në internet. Sipas ET , Pallati u përgjigj me: “Videoja është një shkelje e privatësisë së familjes.”

Pallati nuk lëshon shpesh deklarata për thashethemet apo çështjet personale me familjen mbretërore, por disa vite më parë, ata lëshuan një deklaratë në lidhje me një thashetheme në lidhje me Dukeshën Kate Middleton dhe botox.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al