10 Tetor, 2019

Si asnjëherë më parë, brenda shtëpisë së princ Harry dhe Meghan (FOTO)


Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Sussex, Meghan Markle, kanë vendosur që për herë të parë të hapin dyert e shtëpisë së tyre. E gjithë kjo ka ndodhur për një kauzë shumë të rëndësishme.

Një ditë më parë, në profilin zyrtar të faqes mbretërore në “Instagram”, u publikua një video ku shfaqej këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran, teksa trokiste në derën e shtëpisë së princit.

Ndërsa ditën e sotme u publikua video e plotë, ku të gjithë kanë mundësinë që të shohin shtëpinë e Harry-t dhe Meghan-it. Ndryshe nga ç’e kishim pritur, shtëpia e tyre është e arreduar shumë thjeshtë dhe në të mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta.

 

Princi dhe këngëtari i famshëm shfaqen teksa ulen për të biseduar në njërin prej ambienteve të shtëpisë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

“Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Princi Harry dhe Ed Sheeran duan të sigurohen që jo vetëm sot, por çdo ditë, të kujdeseni për veten, familjen dhe ata përreth jush.

Nuk është nevoja të vuani në heshtje. Tregojeni si ndiheni, pyesni dikë si po kalon dhe dëgjojeni përgjigjen. Kërko ndihmë kur të duhet dhe ki parasysh se në këtë jemi të gjithë bashkë”, është mesazhi në videon e publikuar.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al