29 Gusht, 2021

Si argëtohen politikanët në plazh, nga shkuma party te volejbolli! Fotot në vite të figurave të njohura të politikës


Është kuriozitet më vete të shohësh figurat e njohura të politikës, teksa në jetën reale sillen pa ato rregullat klishe që iu dikton shoqëria, teksa kanë veshur kostumin e politikanit.

politikane pushime plazh

Pikërisht për këtë arsye, paparazzi i “Panorama plus” i ka ndjekur ata në vite për të parë se çfarë bëjnë gjatë pushimeve, çfarë preferojnë në kohën e lirë a janë aktivë apo dembelë, me kë rrinë etj?

erion veliaj pushime plazh

Fotot që po publikojmë këtë radhë, datojnë rreth 5-7 vite më parë dhe janë bërë kryesisht në plazhin e Dhërmiut në Jug.

ylli manjani feste shkuma party birra korca5

Ishte koha kur ata preferonin të pushonin në të njëjtin plazh, ku nuk mungonin edhe takimet, por edhe argëtimet mes kolegësh.

damian gjiknuri arben ahmetaj pushime vlore

Asokohe ministër i Energjetikës, por dhe si një djalë bregu, Damian Gjiknuri nuk kishte se si të mos e konceptonte pushimin në det si një argëtim në lëvizje, mundësisht me shpejtësi.

damian gjiknuri pushime plazh

Ai është fotografuar në një skaf të vogël bashkë me një mikun e tij.

arben ahmetaj plazh pushime

Po me skaf, por jo me shpejtësi, është fotografuar ministri i Ekonomisë së asaj kohe, Arben Ahmetaj.

Ai ka preferuar motorrin e ujit, një mjet që kënaq dëshirat e dikujt që do shpejtësinë dhe adrenalinën në det.

arben ahmetaj plazh pushime5

Asokohe ministër i Mirëqënies Sociale e sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dukej një nga politikanët më pasivë në plazh.

erion veliaj pushime plazh

Ai është fotografuar vazhdimisht me një libër në dorë dhe me celularin e tij, prej të cilit nuk ndahet asnjë moment. Tani që është bërë baba, me siguri lëviz më shumë gjatë pushimeve, edhe për shkak se fëmijët duan argëtim non stop dhe duhet t’i ndjekësh nga pas.

erion veliaj pushime plazh2

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili pas shumë vitesh në Parlament, këtë herë nuk arriti të marrë një mandat deputeti, ka qenë një ndër politkanët më aktivë.

nard ndoka pushime volejboll1

Ai është fotografuar duke luajtur volejboll, ku ka dhënë maksimumin e energjive të tij për të fituar.

nard ndoka pushime volejboll4

Në disa raste ka pasur në skuadrën përballë një kundërshtar, i cili është i tillë edhe në politikë, Blendi Klosi, por ama në një lojë volejbolli, është tejet argëtues një rivalitet si ky.

nard ndoka pushime volejboll5

Dhe në fund qershia mbi tortë, argëtim rinor dhe pa komplekse ka ofruar kampi i LRI në Jal.

ylli manjani monika kryemadhi feste shkuma party birra korca4

Me sa duket, ata që janë argëtuar më shumë nuk kanë qenë të rinjtë, por baballarët e politikës.

ylli manjani monika kryemadhi feste shkuma party birra korca6

Siç e shihni në foto, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë zhytje spektakolare në shkumë, por nuk kanë mbetur pas edhe Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Luna Rama etj.

ylli manjani monika kryemadhi feste shkuma party birra korca3

Një argëtim me shpirt rinor, i cili u kthye në traditë për vite me radhë dhe natyrisht nuk ka mbetur pa prodhuar lajme të këndshme si ky i shkuma party.

/Panoramaplus.al

ylli manjani monika kryemadhi feste shkuma party birra korca5ylli manjani monika kryemadhi feste shkuma party birra korca2ylli manjani monika kryemadhi feste shkuma party birra korca1blendi klosi pushime vere1nard ndoka pushime volejboll6blendi klosi pushime verenard ndoka pushime volejboll3nard ndoka pushime volejboll2nard ndoka pushime volejbollarben ahmetaj plazh pushime1arben ahmetaj plazh pushime3arben ahmetaj plazh pushime2arben ahmetaj plazh pushime4arben ahmetaj plazh pushime6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al