11 Maj, 2019

Shtirej si miliarder dhe vidhte femrat që joshte, ish-e dashura e tij: U shtrova në psikiatri, më mori 200 mijë euro duke më thënë…


Një vajzë 29-vjeçe, nga Norvegjia ka folur për një histori aspak të këndshme në jetën e saj, ndërsa ka demaskuar një mashtrues i cili po kërkohet në shumë vende të Europës.

Cecilie Fjellhoy, 29 vjeç, nga Lillestrom në Norvegji, ka treguar se në rrjetin social Tinder, kishte njohur një djalë i cili i ishte prezantuar si një njeri shumë i pasur me emrin Simon Leviev, duke pretenduar të jetë djali i një tregtari të njohur diamantesh hebre, Lev Leviev.

Ai e quante veten “Princi i diamanteve”, ndërsa 29-vjeçarja ka treguar se në takimin e tyre të parë ai kishte marrë një avion privat për të udhëtuar nga Bullgaria ën Londër.

Shimon Hayut, 28 vjeç, dyshohet se ka grabitur edhe shumë femra të tjera me të njëjtin mashtrim.

Katër javë pas lidhjes, 28-vjeçari i kishte kërkuar të resë që të merrte një kredi prej 200 mijë eurosh në emrin e saj sepse ishte në rrezik nga njerëz të frikshim dhe se ai do t’ia jepte paratë në dorë.

Edhe pse i vodhi 200 mijë euro, në një intervistë vajza u shpreh se pjesa më e keqe ishte fakti se ajo kishte humbur një të dashur që nuk ekzistonte. “E urrej veten për atë që bëra. Është kaq e dhimbshme. U shtrova në psikiatri për shkak të mendimeve vetëvrasëse sepse mendoja që nuk kisha rrugë tjetër”, ka thënë ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al