23 Prill, 2018

Shpresonin shumë të ishte vajzë, por familja e madhe u shtua me djalin e 14… (FOTO)


Në vendin tonë nuk janë të pakta familjet e mëdha me shumë fëmijë, por të jenë të gjithë djem kjo ndodh rrallë.

Ky është rasti i një familje në Miçigan. Kishin 13 djem, ndërsa së fundmi ka ardhur në jetë edhe djali i 14 i tyre. Kateri dhe Jay Schwandt janë prindërit e kësaj familje të madhe me djem.

Kur morën vesh se Kateri ishte shtatzënë të gjithë shpresonin se më në fund do të vinte në jetë një vajzë, por ata mësuan se edhe fëmija i 14 i tyre është sërish një djalë.

Pas kësaj, mamaja është betuar pas djalit të 14 se ai do të jetë fëmija i fundit. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi këtë betim e kishte bërë edhe te fëmija i 13.

“Çdo fëmijë  i vogël që ka hyrë në familjen tonë ka sjellë diçka të veçantë për të gjithë përbërjen e familjes. Pa asnjë prej tyre nuk do të ndihej mirë” tha ajo.

Sipas mediave vendase, djali më i madh i familjes është 20 vjeç, ndërsa fëmija i 13 është 2 vjeç. Ndërsa “Lifetime Network” po përgatit një dokumentar rreth kësaj familje dhe thuhet se do të publikohet në muajin qershor.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al