18 Shtator, 2018

“Shpirti ma di”, Anxhela Persiteri publikon baladën e re dhe vjen me një lajm të bukur për fansat (VIDEO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ka publikuar një ditë më parë këngën e saj më të re me titull “Shpirti ma di”.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarja dhe e punuar nga “Threedots” dhe Kledi Bahiti. Ndërkohë kënga flet për dashurinë e humbur.

“Do të përgjërohesh, të më bësh për vete ti. S’do e pranoj se shpirtin ma di”, këndon mes rreshtave Anxhela.

Në postimet e saj në rrjetin social “Instagram”, Peristeri paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i një pune të madhe. Sipas saj, i gjithë projekti do të finalizohet në muajin nëntor, me recitalin e saj të parë.

“Kënga ime me e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin Nëntor!”,  shkruan krahas videos së publikuar në “Instagram” Anxhela.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al