12 Nëntor, 2018

Shpat Kasapi publikon një foto në “Instagram”, ja si reagon Luana Vjollca kur e shikon


Edhe pse vitet kalojnë, këngëtari i njohur Shpat Kasapi do të mbetet një nga meshkujt më tërheqës në showbiz-in shqiptar, i cili ka bërë për vete shumë vajza.

Ai është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku publikon foto e video të ndryshme. E sigurisht që fotot e Shpatit janë të mbushura me komplimente nga fansat femra.

Madje edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca nuk ka qëndruar dot pa komentuar në foton e fundit që ka postuar Shpati në “Instagram”.

Kasapi ishte i ftuar të shtunën në emisionin “Shiko kush luan”, ku ishte shumë aktiv në të gjitha lojërat që u zhvilluan gjatë mbrëmjes.

Ai ka postuar pikërisht një foto të shkëputur nga emisionin “Shiko kush luan”, dhe Luana mesa duket nuk i ka rezistuar dot dhe ka komentuar: “Yll”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al