3 Janar, 2020

Shokon gjiganti Apple, do nxjerrë në treg 6 modele iPhone


Padyshim që 2020 do të jetë viti i Apple.

iphone

Është zbuluar se kompania do të nxjerrë në treg 6 iPhone të rinj.

Sipas Digitimes, gjigandi i teknologjië do prezantojë iPhone e ri të quajtur “iPhone SE2” në fillim të vitit 2020.

‘Apple pritet të lëshojë 6 pajisje iPhone në vitin 2020, katër modele OLED dhe dy LCD,’- shkruan DigiTimes.

iPhone SE 2 gjithashtu raportohet se do të quhet iPhone 9.

Sipas burimeve Apple ka marrë porosi për dy pajisje të ndryshme LCD pasi Chipbound i bën dërgesat për ekranet LCD.

Kjo ka nxitur thashethemet se kompania mund të jetë duke planifikuar për të prodhuar një iPhone 9 të dytë më vonë gjatë vitit, mbase iPhone SE 2 Plus, ose iPhone 9 Plus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al