8 Maj, 2021

Shkëndije Mujaj zbulon arsyen pse vendosi t’i përkushtohet fesë dhe tregon kriteret që duhet të plotësojë mashkulli i jetës së saj


Shkëndije Mujaj është konsideruar si një nga femrat më të parezistueshme të showbizz-it shqiptar. Linjat e saj trupore nuk ishin lajm vetëm për trojet ku flitet shqip, por edhe më gjerë deri në tabloidet britanike.

shkendije mujaj (7)

Por, këngëtarja i habiti të gjithë me vendimin që mori para një viti për t’iu përkushtuar fesë islame. Sot, ajo mban mbulesë dhe është fokusuar në studimet islame dhe në plotësimin e obligimeve që ka feja për çdo besimtar.

shkendije mujaj (11)

Prej një viti kam vendosur të jetoj brenda kornizave të fesë islame, për shkak se sa më shumë e kam praktikuar fenë islame, jam ndjerë shumë mirë dhe vendosa t’i plotësoja rregullat.

shkendije mujaj (8)

Por arsyeja kryesore është humbja e nënës time, sepse u ndjeva shumë keq dhe atëherë e kuptova se sa pa vlerë është kjo botë dhe se qëllimi kryesor është amaneti dhe për të duhet të bëjmë shumë”,- u shpreh Shkëndije për “Prive”.

shkendije mujaj (9)

Por  si e mori vendimin përfundimtar për të ndryshuar?

Ka shumë vite që unë lexoj për fenë islame, por nuk kam arritur dot të mënjanoj veprimet e mia që janë jashtë rregullave të fesë islame. Besoj se ka qenë një rrugëtim që ma ka vështirësuar që të kthehem 100% në fenë islame. Nuk është vetëm besimi, duhet të merret iniciativa për të vepruar”,- tha ajo duke iu referuar humbjes së nënës.

shkendije mujaj (3)

Shkëndija e pranoi se jeta e saj ka ndryshuar shumë në krahasim me atë që bënte para disa muajsh, por u shpreh se kjo që bën tani është më e bukur.

“Në atë kohë kam kërkuar diçka që nuk ekziston. Kam kërkuar të shkoj në një shtet tjetër. Por jo, në këtë botë, në çdo cep është ndjenja e njëjtë”,- tha Mujaj.

shkendije mujaj (4)

Ajo tregoi se ishin vegimet ato që e kishin nxitur ndër të tjera që të ndryshonte stilin e jetesës.

Tani këngëtarja tregoi se ka shumë plane dhe se është fokusuar tek mësimi. Kur ka kohë të lirë, shkon edhe në palestër, si dhe mundohet të kalojë shumë kohë me familjen, e cila e ka mbështetur plotësisht gjatë gjithë rrugëtimit të saj.

shkendije mujaj (2)

Shkëndije ka hequr dorë edhe nga shoqëria e saj, sepse sipas këngëtares, ato kishin fe të ndryshme dhe nuk i përshtateshin.

shkendije mujaj (12)

E pyetur nëse është penduar për diçka, këngëtarja tregoi se pendohet vetëm për arsyen pse nuk e ka marrë më herët vendimin për t’iu përkushtuar fesë islame.

shkendije mujaj (1)

Ndërsa për muzikën, Shkëndija zbuloi se dëshiron të krijojë diçka, por duke përcjellë mesazhe pozitive me anë të saj.

shkendije mujaj (10)

Në lidhje me mashkullin që do i rrëmbejë zemrën, ajo tha:

Ai duhet ta dijë vlerën time. Kohën që unë investoj për atë person. Duhet të jetë besimtar mbi të gjitha, të mos e ketë vizionin e ngushtë dhe të jetë lexues ose praktikues i fesë, sepse do të ishte më e lehtë që ta praktikonim atë së bashku”.

shkendije mujaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al