23 Gusht, 2017

Shkencëtarë alarmojnë botën: përdorimi i celularëve ju shkakton…


Shkencëtarët nga Hong Kongu i kanë habitur të gjithë me zbulimin e fundit. Ata thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re.

“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter, shkruan Express.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al