6 Maj, 2019

Shkarkohet punonjësja seksi e bashkisë, i publikuan videot dhe fotot “hot”


Sonia Pellizzari, e cila punonte në bashkinë e La Plata në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, është shkarkuar nga puna pasi u bë e famshme falë postimeve “hot” në rrjetet sociale.

Punonjësja seksi thuhet se është larguar nga detyra që mbante, pasi në internet nisi të qarkullonte një video e saj porno. Aty ajo shfaqej teksa shkonte në shtrat me një djalë.

Lidhur me këtë, 28-vjeçarja e ka mohuar të jetë prostitutë. Sipas mediave vendase, Sonia trajtonte çështjet e administratës në La Plata, por shfrytëzonte edhe format e saj seksi për të bërë një jetë luksoze.

Ajo publikonte në “Instagram” dhe “Youtube” fotografi dhe video nga përditshmëria e saj por me përmbajte të nxehtë.

Por ajo që i ka shkatërruar karrierën ishte një video erotike. 28-vjeçarja me forma bombastike është justifikuar duke thënë se paga e saj nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo kurrë nuk e kishte mbajtur të fshehtë jetën e saj të dyfishtë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Sonia filloi të punojë për këshillin lokal të Buenos Aires në vitin 2011, përpara se t’i hynte edhe modelingut e të bënte video erotike në vitin 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al