13 Shkurt, 2018

Shikoni si e ironizon Noizy mikun e tij Blerim Destanin (FOTO)


Sfida e bërë publike nga reperi Noizy me aktorin Blerim Destani ka ngjallur mjaft interes te fansat e të dyve.

Që të dy kanë vendosur të shohin me 31 maj se cili prej tyre ka arritur rezultate më të mira në palestër dhe fituesi do të marrë një orë “Rolex”.

Por duket se ai që e ka marrë më seriozisht këtë bast është Noizy i cili më shumë se çdoherë tjetër i është përkushtuar palestrës. Madje ai ndihet aq i sigurt në fitore saqë nuk i kursen as ironitë ndaj mikut të tij aktor.

Teksa po stërvitet, 31-vjeçari komenton krah fotos ku Blerimi duket me një letër bixhozi në dorë: 31 maj, luaj bixhoz ti luaj. Kjo është djerëse, jo tym puroje’, vazhdon me ngacmimet e tij reperi. Megjithatë gjithçka mbetet të shikohet me 31 maj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al