7 Gusht, 2022

Sheila i rikthehet historisë me Noizyn, lidhja e dashurisë që përfundoi prej xhelozisë


Ndoshta nuk e keni ditur, por dikur Sheila dhe Noziy ishin miq shumë të mirë. Duket se disa prej fansave e mbanin mend këtë detaj dhe në një pyetësor në rrjetet sociale, e kanë pyetur këngëtaren rreth afërsisë së saj me Noizyn.

sheila haxhiraj16

Por teksa të gjithë po prisnin një përgjigje, nga ato ‘cliche’ që jemi mësuar të ndeshim, përgjigjja e Sheilës na ka habitur.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, i ka shkruar ndjekësi.

sheila haxhiraj 16

“Më shumë se miq”, i është përgjigjur këngëtarja. Nuk dihet nëse “më shumë se miq” është për të treguar një lidhje vëlla-motër apo një flirt mes të dyve. Por historia mes tyre vite më parë është aluduar më shumë sesa miqësi.

sheila haxhiraj noizy

Kur ishte pjesë e “Big Brother”, këngëtarja pranoi të fliste për historinë e dashurisë që mori fund vite më parë.

sheila haxhiraj1

Gjatë një bisede me Monikën, Sheila është shprehur ndër të tjera se një prej arsyeve të ndarjes nga ish–i dashuri ka qenë ndjekja e karrierës. Pra, ish-i dashuri është ndjerë xheloz për arsye se Sheila ka zgjedhur të mos braktisë rrugën e muzikës.

sheila haxhiraj8

“Një nga gjërat që ka sjellë ndarjen ka qenë edhe ndjekja e karrierës sime”, është shprehur Sheila. Këngëtarja nuk ka përmendur emrin e ish-të dashurit, por menjëherë u aludua se bëhet fjalë për reperin Noizy.

sheila haxhiraj11

Të gjithë e mbajnë mend bashkëpunimin që Sheila dhe Noizy kanë pasur vite më parë në fushën e muzikës. Të dy kanë bërë edhe një këngë së bashku. Por menjëherë pas këtij bashkëpunimi dy të rinjtë u larguan nga njëri-tjetri, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se në fakt është historia e dashurisë ajo që shkoi keq mes të dyve.

sheila haxhiraj12

Tashmë që kanë kaluar shumë vite dhe Noizy është në kulmin e suksesit të tij, Sheila i është rikthyer edhe një herë kësaj historie, duke shkaktuar mjaft reagime në rrjet për historinë e tyre.

sheila haxhiraj3sheila haxhiraj2sheila haxhiraj4sheila haxhiraj5sheila haxhiraj6sheila haxhiraj7sheila haxhiraj9sheila haxhiraj10sheila haxhiraj13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al