24 Nëntor, 2021

Shantazhi ndaj ish-shokut të skuadrës me videon me përmbajtje seksuale, Benzema shpallet fajtor, dënohet nga gjykata: Vendimi i padrejtë dhe i rëndë


Ylli i futbollit, Karim Benzema është dënuar me kusht dhe gjobë 75.000 euro për përfshirjen e tij në tentativën për të shantazhuar ish-shokun e skuadrës, Mathieu Valbuena, me një video me përmbajtje seksuale.

Karim Benzema  Mathieu Valbuena3

“Vendim i padrejtë, i rëndë dhe i pabazuar në prova. Jam i tronditur nga ky vendim. Ai s’ka bërë asgjë të keqe”, tha avokati i 33-vjeçarit, duke shtuar se do e apelojnë vendimin.

Benzema akuzohet se i ka bërë presion futbollistit që të paguante një grup shantazhuesish, të cilët kërcënonin Mathieu Valbuena se do t’i publikonin një video të tij me përmbajtje seksuale.

Karim Benzema  Mathieu Valbuena

Ngjarja ndodhi në qershor 2015 dhe Valbuena mori disa telefonata kërcënuese.

Ai tha në gjykatë se ishte e qartë që shantazhuesit kërkonin para dhe frikësohej se publikimi i videos, do i dëmtonte karrierën apo vendin e tij në skuadrën kombëtare.

Karim Benzema  Mathieu Valbuena1

Benzema u rekrutua nga shantazhuesit për të inkurajuar kolegun e tij që të jepte shumën e parave. Pas skandalit të dy humbën vendin e punës në ekipin kombëtar.

Benzema, i cili ka luajtur më shumë se 90 herë për vendin e tij, u rikthye në skuadrën e Francës për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Karim Benzema  Mathieu Valbuena2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al