2 Shtator, 2017

Serena Williams bëhet nënë për herë të parë


Lajme të bukura vijnë nga Serena Williams, e cila u bë nënë për herë të parë. Tenistja amerikane lindi një vajzë të shëndetshme në një klinikë të Floridas. 35-vjeçarja, e cila ndodhet prej 2015 me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, u shtrua në spital ditën e mërkurë dhe ka lindur të premten. Vetë çifti ende nuk ka njoftuar asgjë, por trajneri i tenistes, Patrick Mouratoglou “zyrtarizoi” gjithçka përmes Twitter-it.

“Jam shumë i lumtur për ty dhe uroj që ta marrësh veten shpejt sepse ti e di…kemi shumë punë përpara që na pret”, shkruan ai. Menjëherë pas përhapjes së lajmit për lindjen e vajzës, Serena ka marrë urime nga yjet e sportit, muzikës, kinemasë dhe fansat e saj nëpër rrjetet sociale. Ndërkohë që ende nuk është bërë publik emri i vogëlushes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al