3 Dhjetor, 2021

“Seksi aktivitet i rëndë fizik, vdesin jo vetëm në motele por edhe në shtëpi”- Seksologu këshillon: Kryeni sa më shumë marrëdhënie, ilaç për … Ndikimi viagrave


Seksologu kosovar Hajrullah Fejza ka folur për rastet e vdekjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Ai u shpreh se njerëzit humbin jetën duke bërë seks, jo vetëm në motele por edhe në shtëpi.

hajrullah fejza

Seksologu Fejza tha se “seksi është aktivitet i rëndë fizik”, ndaj të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekët për të marrë këshilla, se si duhet të veprojnë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Fejza theksoi se të moshuarve “nuk u duhet thënë që s’mund të bëjmë seks”, por ata duhet të kenë kujdes me përdorimin e viagrave, si edhe të mos sforcohen shumë gjatë aktit.

“Normal që shkojnë në motele, ata që kanë nevojë e bëjnë. Vdekjet ndodhin për shumë arsye, duhet të mos përdorin viagrën. Shkaku kryesor janë mjekët dhe farmacistët, nuk mundesh t’i thuash njerëzve të moshuar se nuk kanë më nevojë për seks, por duhen këshilluar çfarë duhet të marrin, si funksionon ilaçi, si duhet ta përdorin. Nuk e pyesim dhe as nuk i tregojmë, shumica vdesin nga përdorimi i gabueshëm. Arsyeja tjetër është se harron moshën dhe nuk duhet të sforcohet shumë kur kryen marrëdhënie seksuale, vdesin nga mbingarkesa fizike. 

Është e pakuptimtë t’i thuash dikujt që ke arritur një moshë të caktuar dhe s’duhet të bësh seks, por duhet ta udhëzosh. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, seksi duhet të përshtatet me moshën. Seksi është aktivitet fizik goxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemrën, duhet të të konsultohen me mjekun, kjo do të zvogëlonte numrin e vdekjeve gjatë seksit në shtëpi dhe motel. Njerëzit në aktivitete fizike të ndryshme, çdo aktivitet fizik ka rrezik”, tha Hajrullah Fejza për “Kanali 10”.

Seksiologu theksoi se për të zvogëluar nivelin e stresit njerëzit duhet të bëjnë sa më shumë seks “pasi është ilaçi kryesor”. Ai shtoi se masturbimi është “i mirë”, përveç rasteve kur “bëhet me qëllim për të shmangur kryerjen e marrëdhënieve seksuale me partneren/in”.

“Seksi është aktivitet anti-stres. Për të zvogëluar dukshëm nivelin e stresit, seksi është ilaçi kryesor. Bëj sa më shumë seks. Marrëdhëniet seksuale janë vetëm dhe në çift, vetëm kryet masturbimi, nuk është i dëmshëm. 

I dëmshëm është vetëm kur bëhet me qëllim për të shmangur marrëdhënien seksuale me partnerin/en. Ka shumë çifte që nuk bëjnë seks dhe për egoizmin e vet masturbohen, për të “dënuar” partneren/in, vetëm në këtë moment është i dëmshëm, në momente të tjera është i mirë”, u shpreh seksologu Fejza.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al