3 Shkurt, 2023

Sara bën deklaratën e papritur për Ledrin: Mos vallë do të më heqë…


Ledri dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet me të komentuara në publikun shqiptare.

Sinqeritetin dhe afërsinë që e mbajnë ata më fansa kanë bërë që të përqafohen shumë lehtë. Sara Hoxha përmes një postimi në Instagram ka ironizuar lidhur me një situatë që ka të bëjë me raportin me partnerin.

Ajo ka publikuar një foto të gomave të makinës, teksa ka shkruar: “Mos vallë Ledri don të më heq qafe që më le me goma vere në mes të dimrit”.

Që pas pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithë publikut. Ndonëse njihet si “Sara e Ledrit”, blogerja tashmë po tenton të krijojë imazhin e saj nëpërmjet spektaklit të kërcimit ku lufton për të fituar dhe çmimin e  madh.

E ftuar në “Më lër të flas”, Sara ka treguar planet e saj për të pasur një fëmijë të sytë me reperin por nuk dihet ende se kur.

“Kemi edhe plane për fëmijë të dytë, normale. Nuk e dimë por kemi plane për të ardhmen. A është në 1, 2 apo 5 vitet e ardhshme nuk e dimë akoma por Poin nuk do ta lëmë pa motër ose vëlla”- tregoi ajo.

Gjatë një loje të zhvilluar, ajo ka treguar 3 gjërat që nuk i pëlqejnë aspak tek Ledri:

“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është Gaforre, shumë i ndjeshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al