25 Gusht, 2018

“Samsung” prezanton celularin e parë “Android Go”


Kompania “Samsung” ka prezantuar celularin e parë me “Android Go”, “Galaxy J2 Core”.

Sipas “Samsnug”, ky celular ka versione të lehta të aplikacioneve të Google dhe është i bazuar te Android 8.1 Oreo.

Sigurisht që nuk mund të bëhen gjëra të mëdha me një celular të tillë, por është praktik dhe ka memorie për të dhënat bazë.

Në fillim, ky celular do të dalë në shitje në Indi dhe Malajzi. Celulari normal Galaxy J2 kushton rreth 100 dollarë, por ka të dhëna më të mira sesa Core, kështu që pritet që pajisja e re të kushtojë më pak se 100$.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al