11 Shtator, 2017

Samanta Karavella flet për lidhjet, dashurinë dhe martesën


Samanta Karavella është një nga këngëtaret më të komentuara shqiptare, e cila ka nisur karrierën e saj vite e vite më parë me pjesëmarrjen në ‘Ethet e së Premtes’. Ajo ka publikuar një sërë hitesh dhe bashkëpunimesh të cilat rezultojnë gjithmonë të suksesshme, ndërkohë që kënga e fundit lançuar prej saj është ‘Zemrën maje’.

Pavarsisht se shumë nga fansat janë kuriozë për jetën personale të saj, Samanta nuk ka folur asnjëherë për lidhjet apo partnerët e saj, por duket se në intervistën e fundit për ‘Prive’, këngëtarja mund të ketë dhënë disa detaje të vogla që zbulojnë se në jetën e saj mund të jetë dikush. Sipas asaj që ka deklaruar Karavella, lidhja e saj është serioze dhe mund të finalizohet me martesë sapo ajo të marrë një unazë dhe një propozim.

‘Lidhjet janë diçka që jam përpjekur t’i mbaj jashtë fokusit të medias pasi me publikun dua të ndaj vetëm projektet dhe artin tim. Por, dalëngadalë do të vijë një moment që do të ndryshojë vet rrjedha e jetesës time pasi është normale, qoftë edhe në moshën që unë kam, ndoshta një ditë do të më vijë një unazë,’ – tha këngëtarja për ‘Prive’ duke buzëqeshur./Xing.al/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al