3 Shtator, 2018

“Sa e paske veshin si veshllapushe”, Hygerta Sako i kthen përgjigjen epike komentuesit


Moderatorja e njohur Hygerta Sako tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ndjekësve të saj me disa foto nga pushimet ku shfaqej duke pozuar në pishinë me bikini.

Ishin të shumta komplimentet që mori në këtë foto, ku Sako dukej mjaft elegante dhe në formë.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi kur Hygerta postoi një “selifie”,ku shfaqet si gjithnjë shumë simpatike duke buzëqeshur ndërsa një fans i shkruan: “Sa e paske veshin si veshllapushe”.

Moderatorja ka vendosur që t’i kthejë një përgjigje të qetë e duke bërë ironi me personin që ka bërë komentin. “Pooo, prandaj e mbuloj gjithmonë”, shkruan Sako duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al