21 Prill, 2018

Rusia ngre pikëpyetje për listën e më të pushtetshmëve të botës, pse u la jashtë Putin?


Në një kohë që nivelet e histerizmit që është krijuar në Perëndim kundër Rusisë, kanë arritur në një pikë të lartë, revista TIME, publikoi së fundmi listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë për vitin 2018.

Por ajo që bie në sy është se emri i Presidentit rus Vladimir Putini nuk duket asgjëkundi.

Media ruse RT, ka publikuar sot një shkrim, ku ngre pikëpyetje se përse në listën e më të pushtetshmëve të botës, këtë herë nuk gjendet lideri rus.

Kujtojmë që Perëndimi është bashkuar kundër Rusisë dhe Putinit, pas sulmit të dyshuar me lëndë kimike të ndodhur në Douma, cka shkaktoi që Siria të goditej nga SHBA dhe aleatët e saj me raketa, në një përgjigje kundër regjimit të Assadit. E për mbështetjen e këtij të fundit, Perëndimi akuzon Putinin.

Lista e 100 njerëzve më me ndikim për këtë vit, publikuar nga TIME përfshin shumë aktorë, aktivistë, të famshëm nga shumë fusha të jetës.

“Vitin e kaluar, TIME zgjodhi që lideri i fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov të shkruajë një artikull për Putinin, që bënte thirrje për një “ndryshim në sistemin e qeverisjes” dhe “një sistem real multipartiak, zgjedhje të ndershme dhe rotacion të rregullt”. Këto referenca kishin pak efekt; Putin i fitoi vetë zgjedhjet e marsit 2018, pasi nuk kishte rivalë. Ndoshta kjo është arsyeja pse këtë herë, TIME nuk e ka konsideruar”, shkruan “RT”.

Përktheu Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al