Aktorja e famshme i ka tronditur të gjithë me deklaratën e saj të fundit, në të cilën u shpreh se ajo e kishte shumë të vështirë që të bënte fëmijë. Ajo deklaroi se deri tani ka kryer 9 aborte pa dëshirën e saj.
Aktorja amerikane Gabrielle Union, e cila u bë e famshme në vitin 2000 me një nga serialet më të famshëm të asaj kohe, ‘Bring it on’, është shprehur e dëshpëruar për faktin se nuk mund të bëhet nënë. 44-vjeçarja Union është e martuar me basketbollistin e NBA, Dwyane Wade që në vitin 2014.
Ajo është shprehur se për tre vite me radhë është përpjekur që të ketë një fëmijë, por këto vite u kthyen në një ferr për të pasi ajo nuk mundi të kishte një fëmijë edhe pas metodës me fertilizim in vitro që iu desh të provonte.
Union gjithashtu është shprehur: ‘Fillimisht as që e mendoja se një ditë do bëhesha nënë e të kisha një fëmijë, por pasi unë nisa të jetoja me bashkëshortin tim dhe me tre fëmijët e tij, dëshira për të pasur një fëmijë tonin ishte e madhe’. Çifti i famshëm janë shprehur për ‘People’ se ata ende nuk janë dorëzuar për të pasur një fëmijë tyrin në të ardhmen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al