12 Shtator, 2018

Rrëfimi rrëqethës i aktores së famshme: Jam përdhunuar nga njerku dhe kam abortuar


Aktorja e famshme Sally Field ka dhënë një intervistë për “New York Times”, ku ka rrëfyer për herë të parë se si është abuzuar seksualisht gajtë fëmijërisë nga njerku i saj.

Gjatë rrëfimit rrëqethës, 71-vjeçarja ka zbuluar se ka bërë edhe një abort sekret në moshën 17-vjeçare. Fituesja e dy herë e çmimit “Oscar” ka treguar se si ai e thërriste në dhomën  e tij të gjumit dhe më pas abuzonte seksualisht me të.

Në këtë intervistë, Sally tregon gjithashtu se si i tha nënës së saj të vërtetën e frikshme. Aktorja nuk ia ka thënë të vërtetën menjëherë, por  vite më vonë ndërkohë që ajo ishte diagnostikuar me kancer.

“New York Times” shkruan se nëna e saj kur u përball me sekretin e së bijës, pavarësisht se ishte në ditët e saj të fundit, e siguroi vajzën e saj se nuk do të ishte më vetëm në dhimbjen e saj.

“Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte ndodhur vetëm një herë, por Jocko nuk ishte gjë tjetër veçse një qenie mizore dhe e frikshme”, thotë aktorja teksa i drejtohet njerkut të saj të cilin e thërrisnin me nofkën Jocko.

Ajo i shpjegoi nënës së saj se nuk ishte një incident i vetëm, por një sërë veprash që e shoqëruan gjatë adoleshencës së saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al