12 Mars, 2018

Rrëfimi i trishtë i Ritës: Doja të vrisja veten dhe i dola maunes para, por zëri i Rozës…


Për herë të parë Rita Lati ka dhënë një intervistë të gjatë për të bijën në “Why Not”, ku ka rrëfyer me detaje vështirësitë e jetës së saj, ndarjen nga babai i Rozës, dhe jetën vetëm me të.

Edhe pse plot humor, ashtu siç asaj i ka hije, Rita i ka bërë të qeshin e të trishtohen publikun që e ndoqi në këtë rrëfim, ku ndër të tjera ka treguar se pas ndarjes ka pasur një moment dobësie ku ka dashur të vrasë veten.

“Çdo femër e ka një moment dobësie, çdo femër kur pëson drama në jetën ka nga ato nuk e përballojnë dot dhe kalojnë në depresion. Unë nuk e vë në diskutim forcën tënde, atë laben që ke brenda teje, por a ke pasur dhe ti ndonjë moment dobësie që ke dashur t’i japësh fund jetës tënde?”, e ka pyetur Roza të ëmën.

“Ne atëherë çfarëdo halli të kishim flisnim me vete. Një ditë isha me biçikletë, se rrija tër ditën mbi biçikletë, kisha frikë të kthehesha në shtëpi dhe i shkova maunes përballë duke thënë ishalla më shtyp, por në një moment sikur zëri i Rozës “Maaa”… e kam kthyer biçikletën dhe kam thënë jetoj vetëm për Rozën”, u shpreh aktorja e madhe Rita Lati.

Video, minuta: 26:34

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al